Abuzoi seksualisht me 15 vjeçaren në Babrru, Abaz Doku dënohet nga Gjykata

Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin për Abaz Dokun, të moshuarin që abuzoi seksualisht me të miturën 15 vjeçare që frekuentonte shkollën ku ai punonte si roje.

Gjykata e Tiranës e ka shpallur fajtor ish rojen e shkollës në Babrru dhe e ka dënuar atë me 18 vite burg. Me gjykim të shkurtuar, ai do të bëjë 12 vite burg.

Doku është akuzuar për veprat penale “Marrëdhënie seksuale”, “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur të moshës 14 deri në 18 vjeç”, “Shtytja e të miturve në krim” dhe “Vepra të turpshme”, të gjitha të kryera në bashkëpunim.

Gjithashtu, fajtor për përdhunimin e të miturës është edhe Klajdi Poçi, i cili me gjykim të shkurtuar do të bëjë 7 vite e 4 muaj burg.

Abaz Doku
Ju mund të pëlqeni dhe këto