Shpërthen në flakë skafi në Borsh

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ëbregdetin e Jugut. Një skaf është përfshirë nga flakët në plazhin e Borshit mesditën e sotme. Fatmirësisht nga incidenti nuk ka të lënduar, ndërsa nuk dihen ende arsyet që kanë shkaktuar zjarrin në skaf.

Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Pak javë më parë një anije turistike në Karaburun u përfshi nga zjarri duke u djegur plotësisht.

Ju mund të pëlqeni dhe këto