Shokuese në Tiranë/ Burri tenton t’i japi fund jetës pasi dyshonte se kishte Covid

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë mbrëmjen e djeshme, ku një shtetas 57 vjeçar ka tentuar t’i japi fund jetës sepse dyshonte se ishte infektuar me koronavirus.

Shtetasi me inicialet R. Sh tentoi të priste damarët e tij dhe u dërgua me urgjencë në spital nga familjarët, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në dëshminë e tij në polici, 57 vjeçari deklaroi se donte të vetëvritej pasi mendonte se ishte infektuar me koronavirus.

Nuk dihet nëse ai ka shfaqur shenja të Covid-19 apo jo, ashtu siç pretendoi.

Ju mund të pëlqeni dhe këto