“Shok më të mirë se libri s’ka”, kryeministri takon nxënësit: “Respekte unë jam Edi Rama”

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama ka shkuar në shkollën “Mynyr Xhindi”, ku ka ndjekur nga afër procesin e shpërndarjes së librave falas.

Ai ka takuar disa nga nxënësit e klasës së parë, që do të ulen për herë të parë në bankat e shkollës. Prej andej, Rama i ka këshilluar nxënësit që mos t’i grisin librat.

“Këto libra do t’i ruash si sytë e ballit. Nuk do t’i zhgarravisësh, nuk do t’i harrosh, nuk do t’i humbësh, nuk do t’i grisësh, por do t’i ruash kështu dhe do t’i hapësh me dashuri dhe kujdes sepse shok më të mirë se libri nuk ka”, tha Rama.

🤩👫😍

Gepostet von Edi Rama am Samstag, 7. September 2019

Ju mund të pëlqeni dhe këto