Shoferi shqiptar aksidenton disa çiklistë të mitur, ndërron jetë njëri prej tyre

Një 44-vjeçar shqiptar është përfshirë në një aksident rrugor në fshatin Karavomylos të Greqisë, duke shkaktuar vdekjen e një 14-vjeçari.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak para orës 22:00 të mbrëmjes së të enjtes, 8 gusht.

Makina që drejtohej nga shtetasi shqiptar, është përplasur me një grup fëmijësh që po udhëtonin me biçikleta, duke plagosur rëndë një fëmijë 14-vjeçar, i cili pak pas aksidentit ndërroi jetë në spital.

Sipas një raporti LamiaReport, shoferi 44-vjeçar raportohet se i pa fëmijët në minutën e fundit, por ishte me shpejtësi të lartë dhe nuk ka mundur të shmanget.

Ju mund të pëlqeni dhe këto