Shkoi në fshat për të mbledhur prodhimet e dimrit, si i morën jetën 43 vjeçarit në Shkodër

Mesditen e sotme mbeti i vrarë 43 vjeçari Gjergj Krygja. Mësohet se viktima kishte shkuar në fshatin Sumë të Dukagjinit për të mbledhur prodhimet e dimrit.

Ai ka aty disa toka bujqësore, por është qëlluar për vdekje me armë zjarri. Raportohet se Krygja nuk jetonte në Sumë dhe kishte shkuar për të mbledhur prodhimet e dimrit.

Kujtojmë se më 21 tetor u vra në Dukagjin Lazër Arraj, i cili po ashtu kishte shkuar në fshat për të mbledhur prodhimet e dimrit. Për këtë ngjarje u arrestua kushëriri i tij, Marash Arraj, i cili e vrau për shkak të konflikteve familjare.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto