Shefi i Urgjencës me koronavirus, dalin rezultatet e analizave për personat që punonin me të

Eugena Tomini, përfaqësuese e Institutit të Shëndetit Publik, ka bërë të ditur se asnjë nga punonjësit e Urgjencës Kombëtare  nuk ka dalë i infektuar me koronavirus.

Ata iu nënshtruan testeve pasi shefi i Urgjencës, Skënder Brataj, doli pozitiv me koronavirus. Gjithashtu, Tomini ka bërë të ditur se protokolli klinik për fëmijët e prekur nga Covid-19 është miratuar.

“Kemi 4 fëmijë. Tek pediatria ka një pavion të veçantë të Infektivit. Sipas skenarëve, spitali “Shefqet Ndroqi” po transferon pacientët në Spitalin e Elbasanit, ndërsa Senatoriumi do të jetë COVID2. Ka gjithë setin e mjeteve mbrojtëse çdo mjek. Protokolli klinik për fëmijët është i miratuar, struktura është e ngritur, në momentin e duhur do viheni në dijeni”, tha ajo.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto