Seanca e jashtëzakonshme/ Trupa akademike merr vendimin e rëndësishëm për proçesin mësimor

Gjatë seancës së jashtëzakonshme të trupës akademike që u mblodh ditën e sotme, dekani i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, të Universitetit të Tiranës, Sabri Laci, ka njoftuar se asambleja ka marrë vendime unanime.

Pika më e rëndësishme që u vendos në këtë mbledhje sipas tij, ishte se trupa akademike ka vendosur se kjo javë do të jetë një javë proteste, pra stafi akademik do të jetë në godinë, por nuk do të zhvillohet mësim.

 “Asambleja ishte unanime në vendimmarrjen e sotme: U vendos që kjo javë të shpallet javë proteste, nga stafi akademik, në vijimësi protesta të vazhdojë një ditë në javë, sipas një kalendari. Qëllimi i kësaj proteste të vijueshme do të jetë ndërgjegjësimi i opinionit për problematikën e gjerë që ka arsimi i lartë në vend”, tha ai.

Ju mund të pëlqeni dhe këto