Flower
Flower

Safet Gjici reagon ndaj akuzave të Palokës: “Po u morën me të, quhen shërbime për budallenjtë”

Pak më parë, nënkryetari i PD, Edi Paloka tha se Presidenti i skuadrës së Kukësit, Safet Gjici ka dalë në përgjimet e ndërkombëtarëve duke blerë vota në Kukës në favor të PS. Paloka u shpreh se janë 400 CD me përgjime të reja nga dosja ‘339’.

Fill pas kësaj deklarate, ka reaguar Safet Gjici me një postim ironizues në Facebook, ku është shprehur se “nëse shërbimet inteligjente i ndajnë informacionet me Edi Palokën, kjo botë ka marrë fund”.

Reagimi i Gjicit:

Nëse shërbimet e huaja i ndakan informacionet me Edi Palokën, kjo botë paska marrë fund.

Po ato që merren me tipa si Paloka nuk quhen shërbime inteligjente, por shërbime për budallejtë!

Megjithatë, për cdo njeri normal që mund të habitet akoma me këtë budalla kampion, sqaroj se ditën kur Kukësi nuk do ma japi votën me zemër une s’do fus dorën në xhep.

Po do bëj valixhen e do iki. Se ndryshe nga thape thupja që rron kot dhe merr rrogën per të gjujt njerëzit me baltë a me bojë, unë rroj me punën time dhe s’e dua politikën për rrogë apo për kocka si ky budallai i Kuvendit.

Po shyqyr e mori vala e budallekut kolektiv edhe këtë dhe s’do i’a shohim më bojën në atë Parlament që e kishin kthyer në nevojtore.

Kurse Kukësin do ta shohim në qershor dhe thape thupes i them: hajde trim dhe tregoja kuksianëve Dothjen që ke për Safet Gjicin.

Budalla!

Ju mund të pëlqeni dhe këto