Flower
Flower

Sa të varfër qenkemi? Nuk do t’ju besohet sa % e shqiptarve blejnë rroba tek ‘gabi’

Varfëria në vend mund të të lërë dhe “lakuriq”. Shumica e shqiptarëve nuk kanë para të blejnë veshje të reja. Në Anketën e Cilësisë së Jetës, të realizuar nga Komisioni Europian, janë përgjigjur se nuk munden të blejnë rroba të reja mbi 62% e shqiptareve. Për pasojë ata i drejtohen dyqaneve dhe tregjeve të rrobave të përdorura. Kjo përqindje është më e larta në Europë, ku në renditje pas vendit tonë është Maqedonia, me 42% të totalit, ndërsa mesatarja e Bashkimit Europian për të njëjtën pyetje është 15%.

Në klasifikimin sipas gjinisë, 66% e grave në Shqipëria janë përgjigjur se nuk mund të blejnë dot një veshje të re, për pasojë i drejtohen gabit. Përqindja është shumë më e lartë krahasuar me vendet e rajonit. Pas grave shqiptare, renditen ato maqedonas, ku 43% e tyre janë përgjigjur se nuk mund të blejnë dot veshje të reja.
E njëjta situatë është edhe për burrat, edhe pse në përqindje më të ulët, ku 59% e të anketuarve thanë se nuk mund të përballojnë dot një veshje të re.

Për sa i përket klasifikimit sipas moshës, të rinjtë nga 18-24 vjeç janë ata që janë përgjigjur se mund të përballojnë që të blejnë rroba të reja kjo dhe për faktin se prindërit kujdesen që atyre të mos ju mungojë gjë. Grupmosha me përqindjen më të lartë që ble rroba të përdorura është 35-49 vjeç, ku sipas rezultateve të anketës rezulton se 73% e tyre nuk mund të përballojnë ti blejën të reja.

Kurse sipas nivelit të të ardhurave, përqindjen më të lartë të individëve që kanë thënë se nuk mund blejnë dot rroba të reja e ka grupi i parë ata me të ardhura të ulta. 85% e tyre janë shprehur se veshin rroba të përdorura.

Ju mund të pëlqeni dhe këto