Flower
Flower

Rritje e çmimit të naftës? Ministrja e Financave jep përgjigjen e prerë

Ditën e sotme, kryedemokrati Lulzim Basha bëri të ditur përmes një deklarate nga Selenica se qeveria po rriste çmimin e naftës.

Në fjalën e tij, Basha premtoi se do të ulte çmimin e naftës. Mirëpo, pas këtyre deklaratave, ka qenë i menjëhershëm reagimi i ministres së Financave, Anila Denaj, e cila ka mohuar diçka të tillë.

“Kur e humbet debatin, i humburi kapet pas sajesave! Kjo m’u kujtua duke dëgjuar Lulzim Bashën që flet për rritje të taksës së karburantit. Një tjetër produkt i një fantazie gjithnjë e më shumë për të ardhur keq! S’ka rritje taksash, s’ka taksa të reja!“, ka thënë Denaj, mesazh që është shpërndarë nga kryeministri Rama.

Ju mund të pëlqeni dhe këto