Revoltohet politikania shqiptare, thirrje mjekëve: “Nëse infektohen deputetët mos u vendosni respirator”

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Fatmira Kollçaku, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë seancës plenare të djeshme.

Deputetja, që është nga rradhët e Lëvizjes Vetëvendosje, është revoltuar për seancën që është mbajtur në Kuvend, pasi ka thënë se nuk ka siguri dhe se në sallë nuk ekzistojnë kushte për tubim në kohën e pandemisë nga koronavirusi.

Ajo ka thënë se një mbledhje e mbajtur në një kohë të tillë është një mesazh turpi dhe i gabuar që tejçohet tek qytetarët. Më tej, ajo i ka bërë thirrje mjekëve që nëse deputetët infektohet me koronavirus, të mos u vendosin respiratorë.

“Modelin më të keq e kemi dhënë sot ne këtu. Më keni detyruar të vij sot këtu. Ne e kemi shkelur Organizatën Botërore të Shëndetësisë, sepse mesazhi që shkon nga kjo sallë është turpi. Unë kam thënë sot pa ardhur, pas pak fillon seanca e turpit dhe qëndroj prapa saj. Sot e kam postuar një video-spot, i ftoj të gjithë mjeket që asnjë deputet nëse do të infektohej mos t’ia vendosin respiratorin, sepse ne nuk jemi mbi ligjin, a po mendoni që jemi me imunitet politik e jemi edhe me imunitet karshi sëmundjeve, apo si deri tani gjithë politikbërësit kanë qenë mbi ligjin, mbi shtetin, asgjjë nuk ka vlejtur, do të thotë edhe në kohë të pandemisë ne jemi mbi ligjin”, u shpreh ajo.

Minuta 1:22:

Ju mund të pëlqeni dhe këto