RENEA e policia rrethojnë vendin, ç’po ndodh tek Komuna e Parisit në Tiranë?

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, RENEA dhe policia po zhvillojnë një aksion në këto momente tek zona e Komunës së Parisit në kryeqytet.

Raportohet se ky operacion po bëhet për të kapur një person të shumëkërkuar që ndodhet i strehuar në këtë zonë.

Blutë e kryeqytetit nuk kanë dhënë detaje për emrin e personit që pritet të arrestohet si dhe në tarracat e pallateve pranë Komunës së Parisit  janë vendosur disa efektivë policie të pajisur me snajpera.

Ju mund të pëlqeni dhe këto