“Relaksim total në raport me Covid-19”, shefja e Epidemiologjisë jep lajmin mbi kufizimet

Eugena Tomini është shefja e Epidemiologjisë në ISHP, e cila së fundmi ka thënë se masat duhen lehtësuar akoma.

Në një intervistë për “Ora News”, Tomini është shprehur se është duke u monitoruar ecuria e Covid-19 dhe ka thënë se në fund të majit mund të kemi heqjen e kufizimeve gjatë fundjavës.

“Stina e verës të indukton lëvizjen. Jemi duke monitoruar përkundrejt disa kritereve që janë shumë favorizuese për lehtësimin e masave, dhe të heqjes së kufizimeve. Është e rëndësishme që  ky monitorim të vazhdojë edhe në javët në vazhdim.

Besoj që fundi i majit të na sjell këto indikatorë po stabël, për të sjellë relaksim të masave, sikurse janë kufizimet e fundjavës, lëvizja e automjetet dhe transporti publik, në të gjithë vendit, pa pasur kufizime. Shpresojmë që këta indikatorë kundrejt rritjes së numrit të rasteve dhe shtrimeve në spital, të cilat po monitorohen, që java në vijim të çojë drejt fundit ose relaksimit total në raport me Covid-19”, u shpreh Tomimi.

Ju mund të pëlqeni dhe këto