Reagon pedagogu që kërkonte favore nga studentja në këmbim të notës: “Ishte një kurth”

Së fundmi, ka reaguar edhe pedagogu i Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, Denis Himci. Pas pezullimit nga detyra, ai është shprehur se filmimi ishte një kurth.

“Ky ka qenë i gjithi një kurth. Studentja në fjalë është regjistruar në shkollë në vitin 2017. Ajo frektuentoi vetëm semestrin e parë dhe hodhi katër provime. Më pas nuk ka ardhur më në shkollë,” mësohet të jetë shprehur ai, sipas Fax News. “Kur erdhi në muajin prill të vitit 2019, u takuam bashkë. Pavarësisht takimeve që ka pasur me mua ajo nuk është futur në asnjë provim. Ishte një kurth.”

Policia ka bërë të ditur se mbi pedagogun rëndojnë akuzat e :  “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Ju mund të pëlqeni dhe këto