Flower
Flower

Reagojnë dekanët e UT pas pezullimit të Rektorit Koni: “Vendim efiçent i ministres”

Dy ditë më parë, në një deklaratë për mediat, ministrja e Arsimit Besa Shahini, pezulloi nga detyra rektorin e Universitetit të Tiranës, Mynyr Konin.

Pas këtij lajmi, ka ardhur reagimi i katër dekanëve të fakulteteve të UT, të cilët në një deklaratë të përbashkët janë shprehur se vendimi i ministres është efiçent dhe do t’i japë rrugë efikasitetit të Universitetit.

“Vendimi i ministres së arsimit, ishte efiçent. Tani universiteti do të funksionojë pozitivisht. Shkeljet e bëra nga Rektorati nuk mund të justifikohen”, është shprehur dekani Kule.

Burimi: Balkanweb

Ju mund të pëlqeni dhe këto