Rama prezanton spitalin e ri për koronavirusin në vend

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur ditën e sotme se godina e Universitetit Kristal do të shndërrohet në një spital karantinë.

Rama ka bërë të ditur se kjo godinë do të shërbejë si një spital për të sëmurët bazë dhe jo për ata në terapi intensive.

 “Sfida jonë është që brenda 30 do ta bëjmë spital, nuk kemi pse mbajmë në spitalin Infektiv njerëz që janë në kushte të lehtësuara, por i çojmë këtu. Kështu i lehtësojmë edhe psikologjikisht mjekët”, tha Rama.

🔴 NJË SPITAL I RI LUFTE, PËR TË GARANTUAR MBROJTJEN E TË SËMURËVE NË KUSHTET E ÇDO RRITJEJE TË PAPRITUR TË FORCËS SË ZJARRIT ARMIK #TiNukDoJeshKurrëVetëm❤

Gepostet von Edi Rama am Donnerstag, 26. März 2020

Ju mund të pëlqeni dhe këto