Flower
Flower

Rama për ambasadorin Lu: Puna ime të them atë që mendoj

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas deklaratës së Ambasadorit Amerikan Donald Lu.

Doland Lu deklaroi për mediat se Kryeministri Edi Rama duhet të flasë në emrin e tij kur vjen puna për akuzat e PD për vëllanë e ministrit Xhafaj, pasi ambasada amerikane nga ana e saj e kishte nën vëzhgim këtë çështje.
Kryeministri përmes një postimi në facebook ka bërë lojëra fjalësh me Lu, ai thotë se “është puna ime të them ça mendoj për të”.

“Patjetër që unë flas për veten time dhe miku ynë Lu flet për veten e vet. Dhe krejt normalisht, është puna ime të them atë që mendoj kur flas lidhur me të, siç është puna e tij të thotë atë që mendon kur pyetet lidhur mua”, ka shkruar Rama në facebook.
Deklaratën Rama e shoqëron me emoji duart të shternguara dhe dy flamujt Shqiperia-SHBA./zoneelire.al

Ju mund të pëlqeni dhe këto