Rama mbi hapjen e negociatave: “Shqipëria e meriton, shpresoj që Europa mos të tregohet e…”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë një interviste për televizionin gjerman ARD, ka vlerësuar mbështetjen e Austrisë në çdo moment kyç që ka kaluar vendi ynë, duke e konsideruar atë si një partner të fortë në rrugën drejt integrimit në BE.

“Austria prej shumë kohësh është një mbështetës i Ballkanit Perëndimor dhe ka qenë gjithnjë besnike e miqësore me ne. Austria është vendi ku takohemi në çaste të rëndësishme, një vend për të ardhur, një vend për të shpjeguar dhe një vend për të kërkuar ndihmë”, u shpreh Rama.

Në lidhje me hapjen e negociatave, Kryeministri u shpreh se beson në shpirtin e Europës dhe në qasjen strikte dhe të drejtë që ai ka.

“Ajo që unë e shoh si të rëndësishme, është që Shqipëria e meriton hapjen e negociatave pasi kemi marrë një rekomandim shumë të qartë nga Komisioni dhe nuk e kuptoj se si kjo makineri që kushton miliarda për të hartuar raporte të imtësishme mund të sfidojë objektivat e veta”.

“Sigurisht, e di që ka vende anëtare që kanë probleme të brendshme, por besoj fuqishëm në shpirtin e Europës. Dhe në shpirtin e Europës ka një qasje strikte dhe të drejtë, kështu që deri tani qasja ka qenë strikte dhe shpresoj të mos jetë e padrejtë”, ka deklaruar Rama.

Ju mund të pëlqeni dhe këto