Rama jep lajmin, aeroporti i Vlorës do të ndërtohet nga kompania e politikanit shqiptar

“Mabex Group”, kompania në pronësi të biznesmenit dhe politikanit shqiptar Behgjet Pacolli, do të ndërtojë aeroportin e Vlorës.

Lajmin e ka dhënë vet kryeministri Edi Rama dhe ministrja Balluku. Aeroporti do kushtojë 104 milionë euro dhe do të jetë shtëpia e kompanisë ajrore shqiptare “Air Albania”, u shpreh Balluku.

Ndërkaq, përpos kompanisë së Pacollit, në ndërtim do të përfshihen dhe dy kompanitë e tjera, YDA-Group dhe 2A Group Sh.p.k.

“Jam i lumtur që baza e këtij konsorciumi është një kompani e famshme që mban flamurin shqiptar, kompania e Behgjet Pacollit. Prej kohësh më ankohet si nuk m’u dha mundësia të bëj diçka për Shqipërinë.

Më vjen mirë të kemi një kompani shqiptare që mund të vëmë para përgjegjësisë dhe të jemi të çliruar nga çdo pengesë e natyrës së këtyre marrëdhënieve me kompani të huaja që mund të jenë kaq të interesuara por në momente të caktuara bëhen shurdhe për kompaninë që mund të kesh”, tha Rama.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto