Rama i kërkoi ndihmë, Turqia sjellë në Shqipëri 4.5 ton pajisje mjekësore

Turqia ka dërguar në Shqipëri 4.5 ton pajisje mjekësore që vendi ynë të përballojë situatën e krijuar nga koronavirusi.

Këto ndihma kanë ardhur ditën e djeshme nga avioni “Lasgushi” i linjës ajrore “Air Albania”. Pamjet nga ngarkimi i ndihmave i ka publikuar vet kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale.

Në një intervistë të disa ditëve më parë, kryeministri Rama u shpreh se ka kërkuar ndihmë tek populli turk, duke u shprehur se kishte marrë një konfirmim pozitiv nga presidenti Erdogan.

🔴 LASGUSHI NË KËTË ÇAST DUKE U NGARKUAR NË STAMBOLL ME ARMË PËR MBROJTJEN E JETËS SË PACIENTËVE DHE MJEKËVE TANË🙏

Gepostet von Edi Rama am Dienstag, 24. März 2020

Ju mund të pëlqeni dhe këto