Radha e Shëngjinit, lirohen 2800 m2 plazh

Policia e Shtetit vijon aksion në gjithë vijën bregdetare për të liruar plazhet nga abuzuesit.

Në aksionin në Shëngjin, policia ka liruar rreth 2800 metra katror plazh të zaptuar në mënyrë të paligjshme, si dhe janë sekuestruar 542 shezlongë e 271 çadra.

Ndërkohë, janë vënë nën hetim 7 përfaqësues ligjor subjektesh për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave”.

Ju mund të pëlqeni dhe këto