Qytetarët kalojnë natën e katërt në Kakavijë dhe Kapshticë, rradha shkon në 25 km

Vijon kaosi në pikat kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës. Mëngjesin e sotëm, në pikën doganore të Kakavijës radha e makinave ka shkuar në 25 km, duke arritur kështu deri në fshatin Grapsh.

Qytetarët kanë kaluar natën e katërt në rrugë. Shkak i kësaj situate është bërë mbyllja e turnit nga pala greke, dje në orën 22:00. Që prej kësaj ore dhe deri mëngjesin e sotëm, gjithçka ndaloi në Kakavijë.

Ndërkohë situata e rënduar vijon dhe në Kapshticë, ku dhe në këtë pikë kufitare po vijon të shtohet rradha e makinave. Sipas “Dosja.al”, sot po punohet me 5 sportele nga pala shqiptare dhe vetëm me 3 nga ajo greke.

Dje, MEPJ bëri me dije se pas bisedimeve me palën greke dhe do të shtohet numri i testimeve në orë dhe kapacitetet. Ata u shprehën se ishin në bisedime me palën greke për zgjatjen e orarit të punës, por bisedimet dështuan. Vetë ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, u shpreh se kush nuk e ka me ngut udhëtimin në Greqi, të kthehet.

Ju mund të pëlqeni dhe këto