Qytetarët i kërkojnë të ndihmojë Alvinin, Braçe: “Shko liroje ti si më trimi”

Këto ditë në media është diskutuar shumë Alvin Berisha, 11 vjeçari shqiptar që ndodhet i bllokuar në kampin Al-Hol në Siri.

Ndërsa ende nuk ka një veprim nga shteti për lirimin e 11 vjeçarit, qytetarët i kanë kërkuar në rrjetet sociale zv. Kryeministrit që ta ndihmojë vogëlushin.

Mirëpo, Braçe ka debatuar me ndjekësit, duke u kthyer një përgjigje të prerë për jetën e Alvinit.
Po shko cliroje ti meqe je me trimi nga te gjithe! Merr me vete dhe ata qe e cuan ne Siri se vete nuk shkoi apo jo? Madje merr dhe ndonje italian me vete se nga Bergamo ka ikur, jo nga ky vend! Po si ka mundesi qe e keni kollaj te peshtyni dhe tmerr te veshtire te mendoni? Po si ka mundesi qe keto rjetet sociale ia kane bere akoma me te veshtire te mendoni dhe fare te lehte te peshtyni?!”, ka qenë përgjigjia e Braçes.

Ju mund të pëlqeni dhe këto