Punime në mes të sezonit, bllokohet Rruga e Kombit

Në Rrugën e Kombit sot ka pasur trafik të rënduar. Shkak janë bërë punimet që po kryhen nga aksi që nis prej Morinës deri tek ura e Drinit të Zi, por edhe fluksi i lartë i qytetarëve që po kthehen në Kosovë pasi kanë mbaruar pushimet dhe kanë festuar Kurban Bajramin në Shqipëri.

Për të stabilizuar situatën ka ndërhyrë dhe policia, ndërsa qytetarët nga Kosova e cilësojnë si një situatë jo normale.

Sipas tyre, realizimi i punimeve në kulmin e sezonit është një absurditet që do të ndikojë në vendimin e tyre për tu kthyer përsëri në Shqipëri.

Sipas policisë, prej orës 03.00 të mëngjesit të së hënës deri në mesditë kanë hyrë në Shqipëri 22145 shtetas me 4058 mjete.

Ju mund të pëlqeni dhe këto