Punëtorët nga Bangladeshi, Rama: “Nuk kam thënë që shqiptarët janë dembelë, këtu priren të kërkojnë punë në shtet”

Kryeministri Edi Rama ka qenë i ftuar në një intervistë me Skype me emisionin “Wake up”, ku është pyetur mbi deklaratën e dhënë disa kohë më parë se do të sjellë në Shqipëri punëtorë nga Bangladeshi.

Rama u shpreh se nuk ka përmendur asnjëherë se shqiptarët janë dembelë, madje shtoi se janë punëtorë të mëdhenj dhe kur lajnë pjata jashtë vendit.

“Si kam përmendur kurrë dhe nuk e kam thënë që shqiptarët janë dembelë. Them që shqiptarët janë punëtorët me të mëdhenj edhe kur lajnë pjata jashtë. Ndërkohë që këtu janë të prirur të kërkojnë punë në shtet. Sot kemi thuajse rreth 300 mijë të punësuar. Këta janë shqiptarë që punojnë nuk janë nga Bangladeshi dhe as nga Pakistani. Nga ana tjetër, duhet të bëjmë përpjekje për të pasur vende pune të paguara më mirë”, tha Rama.

Ju mund të pëlqeni dhe këto