Publikohen përgjimet e ish-drejtorit të Burgjeve që çuan në arrestimin e tij: “Sa veta do fusësh në Fier?”

“Zëri i Amerikës” ka publikuar ditën e sotme një pjesë nga përgjimet që Prokuroria e Krimeve të Rënda ka siguruar lidhur me ish-drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Arben Çuko, në bazë të të cilave ai u arrestua.

“Në Shqipëri, hetimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për ish-drejtorin e Burgjeve, Arben Çuko ekspozojnë farsën e konkurseve publike dhe ndërhyrjet për punësime nga zyrtarë lokalë, deputetë të Partisë Socialiste dhe në një rast, edhe nga drejtoresha e kabinetit të kryeministrit, Vali Bizhga”. Materiali do të transmetohet në VOA, sonte në orën 18:00.

Pjesë nga përgjimet:

0672088814: O Gerti gjithçka është e bllokuar nga Kryeministri, edhe nuk e di kur do zhbllokohet. Ata janë në listë, o tani o në shtator. Këta të tjerët janë në listën e Fierit, kështu janë. Unë pres që nëse pasnesër do më pyes sa veta do fusësh, 250 nga 1 tek 250. Unë se di ça do thot ai tashi.

0692876209: E kuptoj…

0672088814: Ki parasysh se Lushnja nuk ka asnjë vend boshe. Fier ka 20 vende dhe kanë sjell 200 veta..
0692876209: E di vlla

0672088814: Testimi këtë herë u bë me 1358 veta dhe ishin të gjithë listat e partis…
0692876209: E kuptoj
0672088814: E kishin të qartë ata, hajt se po i fusim në burgje.

Burgjet dhe hetimet për konkurset publike

Në Shqipëri, hetimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për ish-drejtorin e Burgjeve, Arben Çuko ekspozojnë farsën e konkurseve publike dhe ndërhyrjet për punësime nga zyrtarë lokalë, deputetë të Partisë Socialiste dhe në një rast, edhe nga drejtoresha e kabinetit të kryeministrit, Vali Bizhga. Ndiqni materialin në VOA, sonte në orën 18:00.

Gepostet von VOA – Zëri i Amerikës am Montag, 14. Januar 2019

Ju mund të pëlqeni dhe këto