Pronari i lokalit rrihet rëndë nga 8 persona në Pogradec, detajet nga ngjarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Dunicë të Pogradecit, ku pronari i një lokali është dhunuar nga tetë persona.

Sipas “Balkanweb”, 40 vjeçari Erjon Çollaku është rrahur barbarisht me mjete të forta nga këta persona, të cilët kishin konsumuar alkool në lokalin e tij.

Pronari

Si pasojë, ai ka mbetur pa ndjenja dhe më vonë është transportuar në spital. Burri ka marrë mjekimin e nevojshëm, por ka pësuar dëmtime në trup.

Ai e ka denoncuar këtë rast në policinë lokale, ku është shprehur se nuk i njihte dhunuesit dhe nuk ka pasur konflikte me ta.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto