Probleme të shumta me ligjin, zbulohen detaje nga jeta e viktimës në Kavajë: “Do të ta nxij jetën”

Dritan Haxholli humbi jetën sot në Kavajë pasi kishte shkuar në shtëpinë e ish të dashurës së tij mesnatën e mbrëmjes së djeshme.

Bledar Toçi e qëlloi me armën e tij të shërbimit Haxhollin, i cili e kishte plagosur e më parë. Por Haxholli nuk është një emër i panjohur për policinë. Ai njihet ndryshe si Tan Peza, pasi ka pasur probleme të mëparshme me ligjin, edhe në shtetin grek.

Haxholli

“Do të ta nxij jetën”, ky ka qenë një nga mesazhet më të shpeshta të Haxhollit, i cili njihej si person problematik, dhe kishte bërë burg edhe në shtetin grek.

Kjo situatë kërcënimesh është përsëritur dhe mbrëmë, para mesnate ku e reja është detyruar që ta thërresë në banesë Haxhollin me pretendimin për t’u sqaruar, dhe nga ana tjetër kishte kërkuar ndihmën e efektivit të policisë Bledar Toçi, i cili kishte mbërritur në shtëpinë e saj së bashku me armën e shërbimit. Fillimisht u raportua se M.Q dhe Toçi kishin një raport mes tyre, po kjo mbetet ende e pakonfirmuar.

Haxholli dhe Toçi kanë qenë të dy të pajisur me armë, dhe kjo ka bërë që sherri mes të degjenerojë në përdorimin e tyre, ku i pari mbeti i vdekur në vend, ndërsa punonjësi i policisë u transportua në spitalin e Traumës, ku tashmë raportohet që të ketë kaluar rrezikun për jetën.

I plagosuri Bledar Toçi

Shtetasja M.Q ndërkohë është marrë në pyetje nga ana e policisë, për të dhënë dëshminë e saj mbi ngjarjen e rëndë. Nga ana tjetër Toçi është vënë nën mbikqyrjen e policisë në spitalin e Traumës dhe pritet që t’i komunikohet masa e arrestit.

Ju mund të pëlqeni dhe këto