Prej 1 jave tek Senatoriumi i shtruar me dy prindërit, detajet shokuese nga vdekja e 17 vjeçarit nga Covid

Një ngjarje e rëndë u raportua ditën e sotme pasi një 17 vjeçar nga Elbasani ka ndërruar jetë tre orë më parë tek spitali “Shefqet Ndroqi” sepse ishte infektuar me koronavirus.

I riu ishte shtruar në këtë spital bashkë me dy prindërit e tij, ndërsa gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua në 24 orët e fundit.

Prej një jave, i riu ndodhej në terapi intensive dhe më pas në intubim pasi koronavirusi i preku gati 100% të mushkërive.

Mjekët e spitalit janë tronditur nga vdekja e tij. Ndërkohë, mësohet se nëna është në gjendje më të mirë, por babai vijon të jetë në gjendje të rënduar. Mjekët thonë se ka një lidhje gjenetike, pasi virusi po vret edhe moshat e reja.

Ju mund të pëlqeni dhe këto