Portieri ra nga kati i gjashtë, klubi i Partizanit zbulon gjendjen e tij shëndetësore

Disa ditë më parë, portieri i klubit të Partizanit, Aldo Teqja, ra nga kati i gjashtë i pallatit dhe momentalisht ndodhet i shtruar në spital.

Së fundmi, ka reaguar vet FK Partizani mbi gjendjen e tij shëndetësore, duke thënë se ai është drejt përmirësimit të plotë. Ata kanë publikuar dhe një foto të portierit nga spitali.

“Klubi njofton se gjendja shëndetësore e portierit Aldo Teqja është drejt përmirësimit të plotë. Shumë shpejt pjestari i skuadrës pritet të lërë ambientet e spitalit të Traumës. Klubi dhe tifozët vazhdojnë ti qëndrojnë pranë Aldos përgjatë gjithë periudhës së qëndrimit të tij në ambientet e spitalit”, shkruhet në këtë postim.

 

NJOFTIM Klubi njofton se gjendja shëndetësore e portierit Aldo Teqja është drejt përmirësimit të plotë. Shumë shpejt…

Gepostet von FK Partizani Albania am Donnerstag, 10. Oktober 2019

Ju mund të pëlqeni dhe këto