Zgjedhjet në Kosovë, KQZ ndalon Albin Kurtin dhe 46 kandidatë të tjerë: “Nuk mund të garojnë për deputetë”

Albin Kurti dhe 46 kandidatë të tjerë për deputetë të disa subjekteve politike në Kosovë janë ndaluar nga KQZ që të garojnë në zgjedhjet e parakohshme që do mbahen më 14 shkurt.

Sipas mediave në Kosovë, Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i kanë ndaluar Kurtit dhe të tjerëve që të garojnë në zgjedhje për shkak se janë dënuar me vendime të formës së prerë në tre vitet e fundit.

Në vitin 2018, Kurti u dënua për dy vepra penale, “përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “pengim të personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”.

Me këto vepra përshkruheshin veprimet e Lëvizjes Vetëvendosje për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës në vitin 2015, si pasojë e të cilave, liderit të LVV-së i është pamundësuar kandidimi në listë zgjedhore. Vendimi pritet të zyrtarizohet më së largu deri më 22 janar

Ju mund të pëlqeni dhe këto