Flower
Flower

“Zgjedhjet më 30 qershor, nuk e luan as topi”, Balla: “Basha s’do përdhosi Kushtetutën”

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, është shprehur i vendosur se zgjedhjet do të mbahen më 30 qershor, pasi Basha dhe banda e tij s’mund të përdhosin Kushtetutën, sipas tij.

“Zgjedhjet do të bëhen në qershor dhe këtë nuk e luan as topi. Ne nuk do t’i japim kurrë mundësi Bashës dhe bandës së tij, që të marrin peng vendin dhe të përdhosin Kushtetutën e Shqipërisë. Beteja jonë është për të ardhmen e Shqipërisë.

Më 29 maj, në orën 12:30 gjithë shqiptarët do të marrin lajmin e mirë nga Komisioni Evropian për të rekomanduar përfundimisht fillimin e bisedimeve për anëtarësim. Përpjekja e fundit për të penguar këtë lajm të mirë do të bëhet më 25 maj nga huliganët”, ka thënë Balla.

Ju mund të pëlqeni dhe këto