“Zgjedhjet ishin shembull për Shqipërinë”, Basha flet për votimet në Kosovë

Kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar sot se Kosova është një vend i pavarur, që njihet nga shumica e vendeve të OKB, BE dhe të NATO.

Në fjalën e tij, Basha ka deklaruar se zgjedhjet e së dielës në Kosovë janë shembull për Shqipërinë por dhe për githë rajonin.

“Kosova është një vend i pavarur e njohur nga shumica dërrmuese e vendeve të OKB, BE dhe NATO. Me mbështetjen e këtyre vendeve Kosova ka arritur progres të jashtëzakonshëm në konsolidimin e praktikave demokratike, siç treguan dhe zgjedhjet e ditës së diel. Zgjedhjet ishin një shembull për Shqipërinë dhe gjithë rajonin, por në veçanti për vendin tonë, ku tregohet qartë që kemi të bëjmë me një shtet që ka institucione mjaftueshëm të konsoliduara për të garantuar demokracinë funksionale, zgjedhje të lira e të ndershme, respektin e të drejtave të minoritetit serb, që u përshëndet edhe nga Presidenti Vuçiç.

Kosova është një shtet i pavarur, i konsoliduar dhe për PD mbështetja ndaj Kosovës për luftën ndaj krimit e korrupsionit, prosperitetin ekonomik dhe integrimin europian dhe euroatlantik, është prioritet i dorës së parë”, tha Basha.

Ju mund të pëlqeni dhe këto