“Zgjedhjet i vetmi shpëtim”, çfarë paralajmëron Vasili

Së fundmi, nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, është shprehur se kriza është duke shkatërruar gjithçka dhe i vetmi shpëtim, janë zgjedhjet.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Vasili është shprehur se kriza duhet të ndalet pasi dimensioni i saj është i tillë saqë çdo drishkurtësi do të ishte vetëvrasëse.

“Rilindja ka gatuar një krizë shumë të rëndë, që i leverdis vetëm asaj dhe qëllimeve të zeza të saj për të mbajtur në këmbë antishtetin, që e pasuron pa fund atë vetë dhe dekurajon një popull te tërë duke i lënë si zgjidhje largimin e dëshperuar jashtë vendit.” shkruan Vasili.

Ju mund të pëlqeni dhe këto