Zgjedhjet/ Flet ambasadori i OSBE: “Institucionet shqiptare marrin vendimin”

Bernt Borchardt, ambasadori i OSBE në Tiranë, ka folur së fundmi mbi vendimin e Presidentit Ilir Meta për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit.

Në një prononcim për media, Bernt është shprehur se është në dorën e institucioneve shqiptare për të marrë vendimin mbi zgjedhjet.

 “Përfaqësuesi ynë e bëri shumë të qartë javën e shkuar për këtë. Ai tha se zhvillimi i zgjedhjeve është çështje e brendshme e Shqipërisë. Dhuna është përgjegjësi e atyre që organizojnë protestat. Ata kanë përgjegjësi për dhunën. Kjo është çështje e brendshme për të vendosur dhe më pas Gjykatën Kushtetuese. Institucionet të zbatojnë argumentin më të mirë. Siç e thashë, institucionet shqiptare do e marrin këtë vendim”, ka thënë ambasadori i OSBE.

Ju mund të pëlqeni dhe këto