Zgjedhjet e 25 prillit, Basha i beson postin e rëndësishëm në Lezhë Mark Markut

Kryedemokrati Lulzim Basha ka caktuar pedagogun e departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit në Fakultetin e Filologjisë, Mark Markun, si drejtues politik të qarkut të Lezhës.

Me këtë detyrë, Marku do të rikthehet në politikën aktive pas gati 10 vitesh që nuk ka qenë pjesë e Kuvendit. Më parë, Marku ka patur disa qëndrime kundër kreut të PD, Lulzim Bashës.

Por duket se ata kanë gjetur gjuhën e bashkëpunimit dhe do të punojnë bashkë për zgjedhjet e 25 prillit. Marku ka qenë pjesë e Komisionit për përzgjedhjen e kandidatëve të PD.

Deri më tani, Basha ka zgjedhur disa drejtues për qarqet politikë të vendit. Durrës- do të drejtohet nga nënkryetari i PD-së Edi Paloka; Elbasan- Gazment Bardhi; Vlorë- Bujar Leskaj, i cili rikthehet në politikë pas angazhimit të tij në KLSh; Fier- Enkelejd Alibeaj dhe Shkodër- Helidon Bushati.

Ju mund të pëlqeni dhe këto