Zgjedhja e kryetarit të këshillit bashkiak Shkodër, PD: “Rama e Tom Doshi s’do marrin peng të ardhmen e fëmijëve”

Ditën e sotme, u mblodh Këshilli Bashkiak i Shkodrës, kryetar i të cilit u zgjodh Hilmi Lakti. Por në këtë mbledhje nuk u ftua kryebashkiakia e Shkodrës, Voltana Ademi.

Së fundmi, mbi këtë situatë ka reaguar Partia Demokratike, dega Shkodër. Në këtë reagim, ai thekson se Këshilli i Qarkut është ilegjitim dhe nuk përfaqëson interesin e qytetarëve.

Reagimi i plotë:

Edi Rama tregoi edhe njëherë sot se maraku i tij i vetëm është marrja e çdo pushteti, pavarësisht vullnetit të qytetarëve. I refuzuar nga shumica dërrmuese e qytetarëve të Shkodrës, i braktisur edhe nga vetë socialistët e ndershëm të Shkodrës, Edi Rama vendosi sot konstituimin e Këshillit Monist të Qarkut të Shkodrës, në shkelje të plotë të ligjit dhe duke injoruar vullnetin e shkodranëve.

Njëlloj si në kohën e baballarëve të tyre, në mbledhjen nul të Këshillit të Qarkut të Shkodrës u votua me 99% të votave Kryetari klloun dhe ilegjitim i këtij Këshilli.  Edi Rama dhe kriminelët e tij në Shkodër tentuan sot përdhosin mesazhin e qartë të shumicës dërrmuese të shkodranëve dhe për këtë qytetarët e Qarkut Shkodër do dijnë të reagojnë si gjithmonë, me vendosmëri dhe qytetari.

Këshilli i Qarkut është ilegjitim dhe nuk përfaqësojnë interesin e qytetarëve. Këshilli i Qarkut dhe Këshillat Bshkiak monopartiak, përfaqësojnë vetëm interesat e Edi Ramës, Tom Doshit dhe të ngjashmëve të tyre.  Partia Demokratike është në anën e qytetarëve dhe do të përfaqësojë interesin e tyre. Me vendosmëri dhe përkrah qytetarëve, ne do të bëjmë gjithçka dhe me çdo kosto, që pushtuesit e rinj të institucioneve dhe krimi që po uzurpon Shkodrën, të largohet shumë shpejtë dhe institucionet t’i kthehen qytetarëve. Trafikantët, të korruptuarit, hajdutët e pasurisë dhe votave të shqiptarëve do të largohen. Me rivendosjen e rendit kushtetues dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri, vendi i tyre do të jetë aty ku e ka çdo kriminel, në burg.

Shkodra dhe Shqipëria shumë shpejtë do të bëhet si gjithë Europa. Edi Rama, Tom Doshi dhe hajdutët e tjerë nuk mund të marrin peng të ardhmen e fëmijëve tanë.

Ju mund të pëlqeni dhe këto