Zbardhet takimi mes Presidentit dhe opozitës, Meta: “Shembja e Teatrit provokim për demokracinë”

Sot është zhvilluar një takim mes presidentit Ilir Meta dhe opozitës. Në këtë takim është diskutuar shembja e godinës së Teatrit Kombëtar dhe Reforma Zgjedhore.

Në njoftimin e Presidencës, bëhet e ditur se Meta ka thënë se shembja e Teatrit është një provokim për demokracinë dhe shtetin ligjor. Ai i ka theksuar opozitës të japi kontributin e saj në Këshillin Politik për të patur zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Njoftimi i Presidencës:

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta priti sot me kërkesën e Tij në Pallatin e Brigadave, kryetarët e partive të Opozitës së Bashkuar.

Presidenti Meta i falenderoi për angazhimin dhe propozimet e tyre për tejkalimin sa më parë të situatës së vështirë të krijuar nga COVID-19.

Kreu i Shtetit shprehu shqetësimin e thellë për ngjarjen e fundit të shembjes së paligjshme të Teatrit Kombëtar dhe e cilësoi atë si provokim për demokracinë, shtetin ligjor, por edhe për Opozitën e Bashkuar dhe natyrisht ndaj vlerave europiane. Presidenti Meta i informoi për përpjekjet dhe propozimin prej Tij të një platforme konkrete gjithëpërfshirëse për integrimin europian. Presidenti Meta theksoi rëndësinë që Opozita e Bashkuar të japë kontributin e saj në Këshillin Politik për të treguar vullnetin për rikthimin e legjitimitetit të të gjithë institucioneve përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Ju mund të pëlqeni dhe këto