Zbardhet dëshmia e polices ndaj Tahirit mbi lidhjen me Habilajt: “Kisha marrëdhënie speciale me ta”

Vazhdon ende seanca në Gjykatën e Krimeve të Rënda ndaj ish ministrit Saimir Tahiri, për të cilin Prokuroria ka kërkuar 12 vite burgim.

Në seancën gjyqësore, Tahiri është shprehur se nuk ka asnjë lidhje me Habilajt, por ka pranuar se u ka shitur makinën. Ndërkaq, në seancë është zbardhur dëshmia e një policeje me inicialet B.A.

Ajo ka thënë se udhëtuar të paktën 10 herë me Habilajt drejt Italisë, duke thënë se sa herë Moisi Habilajt i përmendej emri i Saimir Tahirit, ai acarohej.  Ajo thotë në dëshminë e saj se shtetasi Moisi Habilaj e ka informuar atë se kishte mbështetje të fortë në kryeqytet.

“Prokuroria tha se bëhej fjalë për katër episode 2013, 2014 dhe 2015, dy prej të cilave janë më 2014.
Në momentin kur është sekuestruar droga në Babicë, Prokuroria kishte kërkuar masë për arrestimin e Tahirit, por ky i fundit kërkoi sqarime nga Prokuroria. Pati një debat të ashpër në atë kohë. Ishte vetë Tahiri, si asnjëherë më parë, që u ngrit në këmbë, duke sjellë një tabelë me të dhëna e fakte”, bën të ditur “Balkanweb”.

Ju mund të pëlqeni dhe këto