Meta nxjerr ‘meme-n e ditës’: “Presidenca kala e pamposhtur në mbrojtje të Kushtetutës”

Presidenti Ilir Meta mbrëmjen e djeshme u shpreh se Presidenca ka qenë dhe do jetë një “kala e pamposhtur në mbrojtje të Kushtetutës”.

Sot, duket se një meme e ka konkretizuar qëndrimin e tij. Presidenti ka publikuar një meme disa minuta para takimit me Komisionin e Venecias, ku shihet se në krye të kalasë qëndron Kushtetuta e Vendit.

Anash saj po e sulmojnë, ata që kreu i shtetit i quan si “Rilindja”. “Presidenti i Republikës është ne detyre deri ne 24 korrik 2022, ne kala dhe një kështjelle e pamposhtur ne mbrojtje te Kushtetutës. Le te kërkojnë çfarëdo intepretim dhe nga kushdo. Kjo histori ka marre fund. Do i bej thirrje te gjithe shqiptareve te dalin ne mbrojtje te Kushtetutës dhe kete e kam bere te qarte”, u shpreh Meta në një intervistë.

Ju mund të pëlqeni dhe këto