Flower
Flower

Vuçiç bën deklaratën e fortë: “Nëse nuk arrihet marrëveshja me Kosovën, do kemi katastrofë”

Së fundmi, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, është shprehur se po përpiqet që të arrijë një marrëveshje me Kosovën, e cila ndonëse nuk pëlqehet nga populli i tij, synon të përmbushi një qëllim më të lartë se politika ditore.

 “Marrëveshja duhet të arrihet. Në rast të kundërt, do të përballemi me një katastrofë”, u shpreh ai për “Politika”. Presidenti serb u shpreh se sapo Kosova të heqi taksën ndaj Serbisë, ai do të shkojë në Bruksel për të vazhduar negociatat me të.

Teksa u pyet se si e sheh deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, se taksa do të hiqet vetëm pas arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare mes dy vendeve, Vuçiq është shprehur: “Unë e kam konsideruar atë gjithmonë të papërgjegjshëm, por s’e kam ditur se është kaq i papërgjegjshëm”.

Ju mund të pëlqeni dhe këto