Vota e Holandës për negociatat e Shqipërisë me BE, Rama: “Diskutime propagandë për qëllime elektorale”

Ditën e djeshme, parlamenti holandez ka diskutuar mbi hapjen apo jo të negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Shumica e deputetëve holandezë ishin kundër hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE, pasi e shohin vendin tonë si të korruptuar nga krimi.

Sot, gjatë fjalës së tij në Kuvend, kryeministri Edi Rama ka thënë se këto diskutime janë propagandë dhe përdoren nga deputetët holandezë për qëllime të brendshme elektorale.

Debati i djeshëm në parlamentin e Holandës ishte një mundësi për të kuptuar se sa e pavërtetë dhe e padrejtë është e tërë propaganda që sunon te lidhë luftën e brendshme politike në shqiperi me disa vende sic është dhe hollanda Në debatin e djeshëm në parlamentin Hollandez keni parë sesi e gjithë ceshtje e Shqipërisë është trajtuat si një ceshtje e politikes së brendshme të atij vendi Të gjitha fjalimet i janë drejtuar elektoratit të atij vendi“, tha Rama.

Ju mund të pëlqeni dhe këto