Vokshi padit në KQZ ministren Manastirliu, zbulohet shkelja që ka bërë ministrja

Albana Vokshi ka deklaruar se ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka shkelur ligjin elekotral në zonën që mbulon, njësinë nr. 9 në Tiranë.

Vokshi ka treguar se kandidatja e PS ka hapur dy zyra elektorale pranë objekteve të përcaktuara si qendra votimi.

Vokshi ka qenë tek shkolla “Jeronim de Rada”, ku disa metra më tej Manastirliu ka hapur një zyrë. Kodi Zgjedhor e ndalon hapjen e zyrave elektorale deri në 300 metra nga qendrat e votimit.
Ministrja e Shëndetësisë, sipas Vokshit, ka bërë të njëjtën gjë edhe tek kopshti 3. Në pamjet e publikuar ashihet se zyra është në cep të kopshtit.

“I bëj thirrje KQZ që të mos bëhet palë me PS, por të verifikojë çdo shkelje të ligjit dhe të urdhërojë Policinë Bashkiake t’i mbyllë këto zyra”, tha Vokshi, duke shtuar se ende nuk ka marrë një reagim nga KQZ.

Ju mund të pëlqeni dhe këto