Vjen në Shqipëri për të takuar liderët politikë, presidenti i KE merr vendimin drastik ndaj Metës

Nesër pritet që të mbërrijë në Tiranë presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, i cili do të organizojë një sërë takimesh politike.

Mësohet se Tusk do të takohet në ora 15:00 me kryeministrin Edi Rama dhe më pas me liderët e tjerë politikë. Por në axhendën e tij, Tusk nuk ka asnjë takim me Presidentin Ilir Meta. Mësohet se presidenti i KE do të qëndrojë vetëm pak orë në Tiranë.

Para se të vijë në kryeqytetin e Shqipërisë, Tusk do të jetë në një takim zyrtar në Maqedoninë e Veriut. Aty ai do të takohet me presidentin maqedonas dhe kryeministrin.

Këto takime të Tusk në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri i paraprijnë vendimit që pritet të marri BE në 18 tetor mbi hapjen apo jo të negociatave me dy vendet.

Ju mund të pëlqeni dhe këto