Vizat në Holandë, reagon ambasadorja franceze: “Nuk është një vendim përfundimtar”

Pas votimit pro vendosjes së vizave për Shqipërinë në parlamentin holandez, ka ardhur reagimi i ambasadores së Francës në Shqipëri, Christine Vasak.

Teksa ka qenë në një takim në Korçë, Vasak është shprehur se ky vendim i parlamentit holandez nuk është përfundimtar dhe do t’i nënshtrohet një procedure të veçantë.

“Parlamenti është sovran dhe unë e them para një grupi prej 3 senatorësh dhe është një vendim i parlamentit hollandez. Duhet kuptuar përmbajtja dhe ku do përfundojë. Parlamenti holandez merr vendimet dhe ka një procedurë të tërë por nuk jemi të sigurtë cili do të jetë vendimi i fundit”, tha Vasak.

Gjithashtu, ambasadorja franceze ka komentuar edhe situatën politike në vend.

“Një diplomat nuk shprehet për problemet e brendshme të Shqipërisë. Nuk e dimë cili do të jetë kalendari i Europës që siç e dinë të gjithë mund të shkasë. Në sajë të kësaj vizitë të nivelit të lartë ky delegacion kupton ndjeshmëri të ndryshme politike”, u shpreh ajo.

Ju mund të pëlqeni dhe këto