Flower
Flower

Vizat e shqiptarëve në Holandë, Kryemadhi: “Goditje e rëndë, i vë vulën dështimeve të qeverisë”

Në një deklaratë për mediat, Monika Kryemadhi është shprehur sot se vendosja e vizave për shqiptarët në Holandë është një goditje e rëndë për Shqipërinë dhe i vë vulën dështimeve të qeverisë. Kryetarja e LSI theksoi se më i rëndë është motivacioni i këtij mocioni për t’ia propozuar këtë vendim KE.

“Debati dhe vendimmarrja e djeshme e parlamentit holandez për t’i propozuar KE kthimin e regjimit të vizave për shtetasit shqiptarë është një goditje e rëndë në rrugëtimin e europian të Shqipërisë dhe për mundësinë e mohimit të një të drejte të fituar me shumë sakrifica 10 vite më parë siç ishte e drejta për lëvizjen e lrië, pa viza drejt Schengen.

Motivacioni i këtij mocioni është edhe më i rëndë pasi ai ka të bëjë me cenimin e sigurisë kombëtare të Holandës nëpërmjet shtimit të grupeve kriminale me origjinë shqiptare dhe veprimtarisë së tyre në atë vend”, deklaroi Kryemadhi.

Ndërkaq, ajo thotë se parlamenti holandez e mori këtë vendim për arsye se shteti u kap në lidhje me krimin.

“Ky votim në parlamentin e Holandës jo vetëm që i vë vulën dështimeve të qeverisë. Shqipëria ka nevojë për një politikë që ta orientojë drejt perëndimit. Edi Rama njeriu i fundit që mund ta garantojë këta. Kambanat e alarmit janë shumë pranë veshëve tanë dhe problemin kryesor e kemi para syve tanë. nuk ka më kohë për të pritur vetëm reagim përballë kapjes së shtetit nga krimi i organizuar”, deklaroi kryetarja e LSI.

Ju mund të pëlqeni dhe këto