Vijojnë akuzat, Meta flet ashpër ndaj Ramës: “Bëri gabimin fatal të kërcënojë Presidentin publikisht…”

Tensionet midis kryeministrit Rama dhe Presidentit Meta vazhdojnë që prej ditës së djeshme, kur ky i fundit bëri të ditur vendimin e tij për të mos pranuar dekretimin e Gent Cakajt në postin e ministrit të Jashtëm, pasi sipas tij, cënonte integritetin territorial të Kosovës.

Këtë veprim Rama e quajti të turpshëm dhe i kërkoi ndjesë Kosovës, ndërsa Meta sërish bëri një deklaratë mbi atë që tha kryeministri. Mirëpo, ditën e sotme Presidenti Ilir Meta i ka ashpërsuar tonet ndaj kreut të qeverisë, duke e cilësuar si gabim fatal faktin që Rama e kërcënoi atë në mënyrë të drejtpërdrejtë.

 “Ai që guxoi të kërcënojë komisar Zaganin pse denoncoi bashkëpunimin e trafikantëve të drogës me pushtetarët, ai që guxoi të kërcënojë nënkomisarin e Fushë-Krujës pse hetoi dhunimin e një vajze nga djali i një deputeti, ai që guxoi të kërcënojë një profesor të nderuar vetëm pse i shkruajti një letër Presidentit të Republikës në mbrojtje të interesit kombëtar, ai që kërcënon çdo ditë gazetarë e pronarë mediash, ai që kërcënon prokurorë e gjyqtarë, ai që kërcënon opozitarë dhe dëshmitarë, ai që urdhëron falsifikimin e letrave të tenderave e deri tek dokumente të sigurisë kombëtare bëri gabimin fatal të kërcënojë edhe Presidentin e Republikës së Shqipërisë në mënyrë të drejtpërdrejtë”, thotë Meta.

‘Nuk ka fuqi në botë t’i bëjë presion e shantazh Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Nuk ka Gjykatë Kushtetuese në botë që ndalon e interpreton kompetencat që i jep Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, Presidentit, për emërimin e shkarkimin e ministrave e në veçanti të atyre që janë anëtarë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Interesi kombëtar i pari! Shqipëria e Para!”, është shprehur ai.

Ai që guxoi të kërcënojë komisar Zaganin pse denoncoi bashkëpunimin e trafikantëve të drogës me pushtetarët, ai që guxoi…

Gepostet von Ilir Meta am Freitag, 11. Januar 2019

Ju mund të pëlqeni dhe këto