“Vettingu duhet të vazhdojë për të fituar besimin e njerëzve”, deklarata e ambasadores Yuri Kim

Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim, ka folur pas takimit që ka patur me anëtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Nëpërmjet dy postimeve në Twitter, Kim ka publikuar foto me anëtarët e Kolegjit, ku nuk shfaqet Luan Daci, që u pezullua për shkak të hetimeve nga SPAK pasi fshehu të kaluarën.

“Takimi me Komisionerët Publikë në 21 maj. Ata janë të përkushtuar për të siguruar integritetin e vettingut duke apeluar vendime. Le ta mbajmë reformën në drejtësi duke ecur përpara, hap pas hapi!  Dhoma e Posaçme e Apelit ka një punë të vështirë, por vettingu duhet të vazhdojë të tregojë përgjegjshmëri dhe të fitojë besimin e njerëzve. Mbështes reformën në drejtësi. Le të vazhdojmë përpara, hap pas hapi, pa marrë parasysh pengesat”, shprehet ambasadorja.

Ju mund të pëlqeni dhe këto