“Veprimtaria e tij ilegale dihet, ka humbur trutë e kokës”, Rama shpërthen ndaj Metës

Kryeministri Edi Rama ka shpërthyer keq ndaj Presidentit Ilir Meta, pasi ky i fundit u shpreh mëngjesin e sotëm se referendumi i 25 Prillit do të përmbysë “klikën oligarkike, që rrjep dhe mashtron shqiptarët”.

Në reagimin e tij për mediat, kryeministri Edi Rama u shpreh se veprimtaria ilegale e Ilir Metës është në sytë e të gjithëve.

“Unë nuk mendoj që ka nevojë për komente. Veprimatria ilegale e Ilir Metës është në sytë e të gjithëve. Ilir Meta nuk është në lartësinë e detyrës që i cakton Kushtetuta. Por është nën çdo nivel të justifikueshëm edhe për një person që ka humbur trutë e kokës.

Një president që bën gjithë ditën propagandë kundër qeverisë, që flet me një gjuhë që është gjuhë rruge, që lëviz ditën dhe natën për qëllime elektorale, e ka vënë zyrën në shërbim të ndërmarrjes që menaxhon e shoqja, çdo ditë humbet nivel në raport me detyrën, nuk ka nevojë ta komentojë unë. Të gjithë e shikojnë, dhe do ta dënojnë në 25 prill. Është përtej çdo lloj mundësie për ta justifikuar”, tha Rama.

Ju mund të pëlqeni dhe këto